Sot në Skenderaj, është protestuar kundër dhunës dhe vrasjes së grave, duke dënuar vrasjen e Lirije Qerimaj nga bashkëshorti në Llaushë të Skenderajt. Protesta është organizuar nga OJQ “Gratë Intelektuale të Drenicës”. Protestuesit kanë marshuar nga sheshi “Adem Jashari” deri te Gjykata, dhe më pas para stacionit policor në Skenderaj. Vrasja e rëndë ka ndodhur të mërkurën, në fshatin Llaushë të Skenderajt. Gratë kanë mbajtur afishe në duar me mbishkrimet “Vrasja nuk është virtyt por forma më e ulët e ligështisë”, “Nëse nuk di të duash mos merr jetë”, e afishe të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …