Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani, që t’i shqyrtojë të gjitha veprimet e prokurores së rastit të gruas nga Llausha e Skenderajt, e cila është vrarë nga bashkëshorti i saj. Përmes një komunikate për media nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është thënë se do të ndërmerren masat e nevojshme ndaj prokurores, varësisht prej të gjeturave. Aleksandër Lumezi, ka kërkuar që të shqyrtohen të gjitha veprimet e prokurores lidhur me rastin e viktimës nga Llausha e Skenderajt dhe nga të gjeturat eventuale t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, është thënë në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …