Shtrëngimi i kufirit Kosovë-Shqipëri dhe vendosja e kontrolleve të dyfishta, në pikëkalimin kufitar Morin-Vërmicë po krijon radhë të gjata pritje. Shtimi i lëvizjes, sidomos në fundjavë, ka krijuar kolona të gjata të veturave. Si pasojë e procedurave të dyfishta të kontrollit, udhëtarët ankohen se po presin deri në gjysmë ore. Vendosja e kontrollit të dyfishtë, një procedurë kjo burokratike, ishte kërkuar para disa muajsh nga Komisioni Evropian. Radio ‘Kosova e Lirë’ sjellë një foto nga kolonat e krijuara në pikëkalimin kufitar Morin-Vermicë. Qeveria e Isa Mustafës e ka duartrokitur nxehtësisht vendimin e fundit të KE për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në realitet, kufiri shqiptaro-shqiptar po shtrëngohet gjithnjë e më shumë, ndërkohë Brukseli po jep shuma milionëshe për ndërtimin e pikëkalimeve kufitare me Serbinë, të cilat thuajse e kanë zhdukur këtë kufi. rkl/
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …