PD-ja në Shqipëri jo vetëm që është përçarë, por tani është në luftë të hapur me vetveten. Militantët agresivë të Sali Berishës, të indoktrinuar nga ai vet për vite me radhë, tani po shfaqin fytyrat e tyre të vërteta të dhunës, zjarrë-vënies, në përpjekjeve për të uzurpuar me dhunë selinë e PD-së dhe pastaj për të provuar të marrë po me dhunë edhe institucionet e vendit, për të cilat ka paralajmëruar Berisha, i hallakatur dhe i frikësuar se shumë shpejtë do t i tregojnë vendin, kur ai jo vetëm nuk e ka përkrahjen e Amerikës, e cila aktualisht e konsideron si njeriun më të rrezikshëm jo vetëm të Shqipërisë por edhe të rajonit, bashkë me Milorad Dodikun e Bosnjës dhe Vuçiqin e Serbisë. Duket se Berisha po i kthehet aleancës së vjetër, jo vetëm me Fazliqin e kriminelët e Serbisë së dikurshme, por edhe kësaj së sotmes.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …