Komuna e Rahovecit dhe DEMOS nënshkruan kontratë për verifikimin e pronave komunale

Komuna e Rahovecit dhe Projekti për Decentralizim dhe Mbështetje Komunave DEMOS, kanë vazhduar bashkëpunimin e tyre duke nënshkruar  edhe një kontratë.

Kontrata e cila u nënshkrua  nga z. Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit dhe z. Dardan Maliqi, përfaqësues nga DEMOS-i, ka të bëjë me verifikimin e pronave komunale.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj kontrate në mes të Komunës së Rahovecit dhe DEMOS-it është të mbështesë Departamentin e Kadastrës në Komunën e Rahovecit, në verifikimin e pronave të paluajtshme komunale në territorin e komunës.

Ky projekt ka për qëllim të ndihmojë në kompletimin e listës së pronave/pasurive të paluajtshme komunale që janë pjesë e regjistrit kadastral të komunës së Rahovecit, në mënyrë që të ndihmojë në adresimin e rekomandimit kyç nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, menaxhimin më të mirë të pasurive komunale dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve dhe bizneseve.

Komuna e Rahovecit dhe DEMOS-i, gjatë muajit prill 2016, kanë nënshkruar një kontratë e cila ka të bëjë me bashkëfinancimin në projektin e rregullimit të  trotuarit, në rrugën e UÇK-së në qytetin e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …