Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj,ka bërë të ditur se për 16 muaj në paraburgim, deri tani, asnjëherë nuk është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale. Unë kam bërë thirrje publike që Zyra të hetojë 460 masakrat e kryera nga serbët. Viktimat ishin të moshave të ndryshme nga foshnja te pleq. I përmendi këto fakte sepse thjesht nuk ishte e drejtë. Krimet serbe nuk ndiqen nga Zyra e Prokurorit, e cila nuk ka ndërmend të hetoje aty ku janë te implikuar serbët. Publiku i gjerë ka të drejtë ta dijë këtë. “Prandaj i kam përmendur me qindra herë këto krime, sepse dukej qartë se ata nuk do të bënin asgjë. Doja që publiku ta dinte këtë, pasi është në interes të publikut. Zyra e Prokurorit ka bashkëpunuar me vetë kriminelët e luftës, kanë hapur hetimet e tyre bazuar në të dhënat e s ekzekutorëve dhe në bazë të hetimeve paraprakisht ishin udhëhequr nga kryeprokurori serb, Vladimir Vukçeviq. Pas zbulimit të dokumenteve të rrjedhura të Zyra shqetësimet e mia arsyetoheshin nga fakti ajo ka bashkëpunuar me vet kriminelë lufte, kanë hapur hetimet e tyre bazuar në te dhënat e po këtyre ekzekutorëve dhe ne baze te hetimeve qe paraprakisht ishin udhëhequr nga kryeprokurori serb Vladimir Vukçeviq – diçka që doli në shesh dhe u konfirmua, edhe nga dosjet dhe dokumentet e rrjedhura, nëse vërtetohen, nga vet këto dhoma”, është shprehur mes tjerash Haradinaj në deklaratën e tij, e cila në shumë vende është redaktuar, me qëllime që dihen.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …