Mediet ndërkombëtare njoftojnë për dhjetëra të vdekur e të lënduar nga moti i ftohtë që po mbretëron në Pakistan. Reshjet e dendura të borës dhe uljet e mëdha të temperaturës kanë bërë që në pjesën veri perëndimore të Pakistanit të humbin jetën 44 persona në mesin e të cilëve edhe 10 fëmijë. Njoftohet se deri të vdekja e tyre ka ardhur kur veturat e tyre kanë ngelur në rrugë për shkak të stuhive të borës dhe uljes së madhe të temperaturave që ka pasur për pasojë vdekjen. Gjithashtu njoftohet se rreth 40 të tjerë kanë mbetur të bllokuar nëpër automjete për shkak të bllokimit të rrugëve nga stuhitë dhe bora e dendur që ka rënë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …