leoni

Me iniciativën e Policisë së Kosovës nën mbështetjen e OSBE-së, në lagjen Shipol është formuar Komiteti Lokal për Siguri Publike

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, se bashku me  kryesuesin e Kuvendit të Komunës Bislim Imeri,  dhe komandantin e policisë Ahmet Xhosha, morën pjesë në një konferencë e cila u mbajt në Shipol të Mitrovicës, ku të pranishëm po ashtu ishin edhe përfaqësues të Bashkësisë Islame dhe qytetarë të tjerë.

Qëllimi i këtij takimi ishte që  Komiteti Lokal për Siguri Publike në këtë lagje të funksionoj në mënyrën më të mirë të mundshme për sigurinë e banorëve.

Kryetari Bahtiri, fillimisht i përgëzoj banorët e kësaj lagje për themelimin e këtij komitetit  si dhe falënderoi Policinë e Kosovës dhe OSBE-ne, lidhur me këtë bashkëpunim, ku njëkohësisht i siguroj anëtarët dhe banorët e  kësaj lagje se do të bashkëpunojë ngushtë me këta, në mënyrë  që interesat e banorëve të lagjes në fjalë të zbatohen në përpikëri.

Dhuna ne rritje në mes grupmoshave të njëjta është shqetësuese, andaj me anë të realizmit të këtyre kërkesave dhuna do të minimizohet, ku njëkohësisht  do të krijoheshin kushtet për një ambient të sigurt në shkollë, u shpreh ndër të tjera drejtoresha e shkollës Naxhije Kurti.

Synimi i këtij komitetit është që të largohen dukurit negative në këtë lagje, dhe që shkolla të jetë një vend i sigurt dhe jo i dhunshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …