Në protestën e thirrur nga ish kryeministri në selinë e PD morën pjesë dhe persona nga Kosova.
Ata janë shoqëruar ditën e djeshme nga policia dhe janë identifikuar si: Valdrin Dervishaj, 33 vjeç; Arben Dervishaj, 38 vjeç; Arben Dervishaj, 39 vjeç; Qendrim Dervishaj, 26 vjeç; Orges Dervishaj, 20 vjeç. Ndërkohë ka arritur në 60 numri i të shoqëruarve për dhunën në protestën e ditës së djeshme në selinë blu. Protesta e thirrur nga Seli Berisha në selinë e PD, nisi dje në mesditë dhe mbështetësit e Berishës dhanë shenjat se vazhdimi do ishte i dhunshëm. Ata nisën të shajnë dhe fyejnë të gjithë deputetët që mbështesin Bashën. I pari ishte deputeti Xhelal Mziu. Me të njëjtën situatë u gjend edhe Roland Bejko, anëtar i kryesisë të kësaj force politike i cili edhe u godit teksa donte të hynte në selinë blu. Mbështetësit e Berishës e detyruan të largohej.