Kryetari Asllani ka pritur delegacionin nga Bashkia e Kukësit

Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj, ka pritur dy përfaqësues të Bashkisë së Kukësit me të cilët ka shkëmbyer përvoja, sidomos rreth zhvillimit të sektorit të bujqësisë, me theks të veçantë, ujitjes së parcelave bujqësore. Sekretari i përgjithshëm i Bashkisë së Kukësit, z. Bujar Muçmata dhe drejtori i Bordit të Kullimeve Bujar Shehu, janë interesuar për punën dhe sistemin e ujitjes së tokave bujqësore në Komunën e Suharekës. Ata kanë kërkuar  këshilla rreth modelit të kësaj lëmie, se si po e zbaton Komuna e Suharekës çështjen e ujitjes së tokave bujqësore. “ Bashkësia e kukësit ka 280 km kanale vaditëse të cilat shërbejnë për rreth 1500 hektarë tokë”, ka thënë z. Muçmata. Kurse kryetari i Komunës së Suharekës z. Sali Asllanaj pasi ka njoftuar mysafirët me profilin e Komunës, më pas ka shtuar se “për sektorin e Bujqësisë Komuna e Suharekës ka dhënë rreth 300 mijë euro donacion për fermerët e saj. Nga kjo kanë përfituar rreth 1000 bujq suharekas. Kemi dhënë rreth 75 serra për kultivimin e perikulturave si dhe këto ditë do të jepen edhe rreth 200 makina mjelëse për blegtorë. Ndërkaq sa i përket sistemit të ujitjeve, ne kemi praktikuar një metodë ndryshe nga ajo e Bashkisë së Kukësit, ne kemi hap puse për bujqit e Komunës nëpër mjedise dhe hapësira të ndryshme. Pastaj kemi  ndërtuar edhe një Agrozonë Industriale për zhvillimin e sektorit të bujqësisë”, ka thënë kryetari Asllanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …