Nën masa të rrepta të sigurisë, sot ka arritur në shtëpinë e tij, ish-kryekuvendari, Kadri Veseli. Ai është liruar përkohësisht nga Gjykata Speciale, në Hagë. Me të arritur në vendlindje, Kadri Veseli ka shkuar te varrezat në fshatin e tij, në Broboniq, për të vizituar varrin e nënës, e cila ka ndërruar jetë para dy ditësh. Para shtëpisë në Broboniq, e kanë pritur bashkëshortja e tij Violeta Veseli dhe familjarët e tjerë. Edhe me rastin e vdekjes së babait në vitin e kaluar, Kadri Veselit iu kishte mundësuar qëndrimi në familje për një kohë të caktuar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …