Nagavci: Nuk mund të presim në pafundësi dhe të rrezikojmë miratimin e buxhetit dhe krijimin e situatave të vështira

A.Nagavci: Duhet të punojnë për t’i përmirësuar kushtet për mësimdhënësit ashtu si dhe rezultatet e arsimit në përgjithësi

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke folur për raportin që ka ministria lidhur me sindikatat dhe kërkesat e tyre ka thënë se  duhet të punojnë për të përmirësuar kushtet për mësimdhënësit ashtu si edhe rezultatet në përgjithësi. “Tani sindikatat janë më të zëshme për pagat e mësimdhënësve dhe natyrisht se ky është edhe një preokupim i joni dhe duhet të kujdesemi që të kemi një trajtim korrekt, të barabartë dhe parimor për të gjithë punëtorët që janë të përfshirë në sistemin e arsimit duke u kujdesur që të respektohet parimi bazë për punë të njëjtë pagë të njëjtë. Edhe udhëzimi administrativ për licensimin e mësimdhënësve i cili asnjëherë nuk është përfillur në tërësi edhe ky për vlerësimin e performanës së mësimdhënësve bashkë me Ligjin për Pagat dhe një varg politikash të tjera duhet të dërgojë drejt një pike ku rriten kompetencat e mësimdhënësve, ku iu ofrohet mbështetje për punën e tyre dhe edhe ku shpërblehen për punën që e bëjnë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …