Ish-gjenerali i forcave amerikane në Evropë, Frederic Ben Hodges, ka folur për situatën e sigurisë në rajon dhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu është pyetur edhe për emërimin e emisarit britanik për Ballkanin Perëndimor dhe nëse do të jetë e mundur që Britania e Madhe, Amerika dhe Evropa të punojnë bashkë në çështjen e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka deklaruar se duhet të ketë një strategji për Ballkanin Perëndimor edhe pse NATO-ja duhet të përsërisë disa herë që misioni i KFOR-it në Kosovë është për të qëndruar dhe se nuk do të largohet. “Do të ishte e rëndësishme për BE-në, Anglinë, Amerikën dhe NATO-n që të kenë një qëndrim të përbashkët për atë që po ndodh në Ballkanin Perëndimor. Është në interesin e të gjithëve që të kemi rritje të stabilitetit ekonomik dhe të sigurisë në rajon. Duhet të punojmë të gjithë, për të gjitha çështjet kyçe të BE-së. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet ta kenë strategjinë e duhur për rajonin. Po ashtu dua të theksoj se NATO duhet ta thotë qartë, përsëri dhe përsëri, se misioni i KFOR-it është këtu për të qëndruar dhe se nuk do të largohet nga Kosova”, ka rikonfirmuar gjenerali amerikan.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …