leoni

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: VARGJET MOS M’I PREKNI

VARGJET MOS M’I PREKNI

mos më zhvishni nga gjërat që më rrethojnë

s’ka gjë

kush të dojë të më shajë

kush të më lavdërojë

unë nuk ndjehem i vrarë

vargjet

batutat

veset

lirikat

mos m’i prekni

janë petkat e mia që më ngrohin

është godina e shpirtit tim

që më mbron

nga furtuna e hidhëruar

netëve të gjata pa gjumë

me peshën e lapsit në dorë

kam shqyer heshtjen e natës së vonë

figurave jetë për t’ju dhënë

lini ato të marrin udhë

se malli me dogj për udhët

e atdheut tim

lini

HARRIMI

dera e vjetër prej druri

nuk po troket më

zilja e telefoni nuk cingëron

letra ka kohë që s’kam marrë

as në E-mail

përmallshëm një pështjellim

pikëtakimin diku

në fushat e atlasit tim

ku meridianët kryqëzohen

një numër mungon

mungon

ti

ti

që zgjoheshe para agimit

peng i kohës mbetur

në gojën e harrimit

CH-10-01-2022

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …