Kryetari Latifi i ka përkujtuar dy veprimtarët e lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka përkujtuar dy veprimtarët e lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ai ndër të tjera ka thënë: Dy veprimtarët e shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ranë për të mos vdekur kurrë 38 vite më parë, në përballje të drejtpërdrejtë me forcat policore jugosllave në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë. Ata Ishin intelektualë e luftëtarë të pashembullt. Dashuria e tyre për kombin dhe ideali për çlirimin e Kosovës, ishte i brumosur dhe thellë i rrënjosur në shpirtrat dhe mendjet e tyre. Ata u bënë frymëzim e inspirim për gjithë veprimtarët atdhetar, lëvizjet e grupet e organizuara ilegale e legale që vazhduan me guxim përpjekjet për liri, edhe për mijëra luftëtarë të cilët më vonë iu bashkuan me pushkë në dorë radhëve të UÇK-së, pra, për gjithë ata burra e gra, që qëllim kishin çlirimin tonë nga zgjedha e robërisë sllave. Ata e jetësuan idealin dhe u bënë të pavdekshëm me flijimin e tyre. Lavdi dhe nderim i përjetshëm për dy heronjtë e kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha! Thuhet në përkujtimin e kryetarit Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …