Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë përfunduan bisedimet në Gjenevë, që janë pjesë e përpjekjeve diplomatike që do të zhvillohen gjatë kësaj jave. Bisedimet janë nxitur nga kërkesat e Moskës për marrëveshje rreth sigurisë dhe grumbullimit të trupave ruse afër Ukrainës. Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, që ka udhëhequr delegacionin amerikan, tha se bisedimet dypalëshe me zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Rjabkov, ishin “serioze”. Sherman iu referua takimit me termin “bisedime” dhe jo “negociata” dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë shqyrtuar një nga një kërkesat e Rusisë. Sipas Sherman, në këtë takim SHBA-ja prezantoi disa propozime, përfshirë edhe për vendosjen e raketave dhe kufizimet për stërvitjet ushtarake. Propozimet amerikane duhet të jenë reciproke dhe hodhi poshtë thirrjet për zvogëlimi i trupave amerikane në Evropën Lindore, duke thënë se kjo çështje “nuk ishte në agjendën” e bisedimeve të mbajtura më 10 janar.
Kontrolloni gjithashtu
Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …