Z. Milivojeviq: Ambasadorët amerikanë në Ballkan do ta shtojnë presionin kundër Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës

Z. Milivojeviq: Ambasadorët amerikanë në Ballkan do ta shtojnë presionin kundër Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës

Ambasadorët e rinj amerikanë të emëruar në Ballkan do ta shtojnë presionin kundër Serbisë për ta njohur pavarësinë e  Kosovës, ka thënë ish diplomati serb Zoran Milivojeviq. Duke komentuar mbërritjen e ambasadorit të ri amerikan në Prishtinë, ai tha se  Hovenier është i pari nga “tre të mëdhenjtë” e ambasadorëve të rinj të që vijnë në rajon, veçanërisht në Prishtinë, në Beograd dhe në Sarajevë.  “Ata do të jenë përgjegjës për zgjidhjen e punëve të papërfunduara në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, më saktë do të insistojnë në centralizimin e Bosnjës dhe do të bëjnë presion ndaj Serbisë që ta njohë Kosovën”, tha Milivojeviq për Tanjug. Sipas tij, kjo është strategjia e politikës së jashtme të administratës amerikane të Presidentit Joe Biden. “Tashmë kemi dinamikë rreth Bosnjë-Hercegovinës dhe pres që këtë vit të kemi dinamikë rreth Kosovës, prandaj ardhja e ambasadorit të ri në Prishtinë është fillimi i realizimit të asaj strategjie të hartuar nga administrata e re dhe Departamenti i ri i Shtetit. Sigurisht që është një presion i ri ndaj Serbisë për ta zgjidhur këtë çështje dhe për ta zgjidhur atë në frymën e asaj që Presidenti Biden njoftoi pas marrjes së detyrës në mesazhet e tij të urimit ku foli për njohjen reciproke”, tha Milivojeviq.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …