Ferizaj shumë shpejt me Strategji të Turizmit

Gjatë ditës së sotme drejtori i Zhvillimit Ekonomik në komunën e Ferizajt Balton Dërguti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar një takim me Dekanin e Universitetit të Shkencave Teknike të Aplikuara Petrit Hasanaj.

Në këtë takim u diskutua për hartimin e Strategjisë së Turizmit në Ferizaj, në të cilën do të marrin pjesë edhe profesor të Universitetit.

Gjithashtu në këtë takim të dyja palët u zotuan të rrisin bashkëpunimin edhe më shumë si për Turizmin ashtu edhe në fushat tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron qytetarët për Festën e Pashkëve

Me rastin e festës së Pashkëve Katolike dhe Ortodokse, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol …