Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj Balton Dërguti, këtë të martë ka takuar Klubin e kalëruesve “Kastrioti” në Ferizaj.
Në këtë takim u diskutua mundësia e rregullimit të një staze kalërimi, e cila do të jetë e para në Kosovë me të gjitha standardet e parapara të kalërimit.
Ndërtimi i kësaj staze, do të mundësojë që në Ferizaj të zhvillohen gara nga të gjitha qytetet e Kosovës, por edhe shtetet e tjera ku përpos anës sportive do të ketë impakt edhe në zhvillimin ekonomik dhe turizmin në komunën e Ferizajt.
Drejtori Balton Dërguti tha se me ndihmën edhe të Kryetarit të Komunës Agim Aliu do të bëjnë gjithçka që është e mundur në realizimin e këtij projekti.