Albin Kurti

Zëvendës-kryeministri i Serbisë, Stefanoviq, ka reaguar pas deklaratës së Albin Kurtit për Ushtrinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që “Ushtria e Kosovës është ëndërr dhe trashëgimi e gjeneratave që dhanë jetën për liri”. Ai ka thënë se kjo deklaratë e Kurtit është një tjetër qëndrim destabilizues që nuk sjell sipas tij asgjë të mirë për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë. “Kjo tregon se Kurti është duke përgatitur një destabilizim të ri. Tregimet dhe gatishmëria për vazhdim të dialogut janë vetëm gënjeshtra me ngjyra. Ndoshta ai është duke menduar që t’i sulmojë hapur të moshuarit, fëmijët dhe gratë të cilët kërcënohen që të largohen nga pragjet e shtëpive”. “Kurti qartazi është duke ëndërron shkaktimin e kaosit dhe destabilizimin”.  Ndër të tjera, Stefanoviq ka deklaruar se Serbia është e gatshme që ta vazhdojë procesin e dialogut në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …