Nasim Haradinaj ka dëshmuar për paketat me dokumente të cilat në shtator 2020 kishin arritur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Ai ka thënë se me publikimin e tyre përmes konferencave për shtyp kanë synuar transparencën dhe heqjen e barrës nga organizata duke u dhënë informacionet gazetarëve. Haradinaj ka thënë se në konferenca për shtyp kanë përmendur vetëm emrat që tashmë diheshin publikisht dhe dokumentin që pretendohej të jetë draft aktakuza ndaj ish-kryetarit, Hashim Thaçi. “Vetëm u thamë se ka ardhur një dokument përsëri i cili kësaj radhe po e shkruan atë të cilën është folur qe dy muaj ditë dhe po duket si draft aktakuzë ndaj Hashim Thaçit që iu ka ngritur, dhe emrat në të ishin aty, të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, dhe kemi lexuar ata emrat që ishte publike që ishte ngritur aktakuza ndaj tyre, dy muaj më parë… Kam këqyr dokumentet vende, fshatra, që kanë qenë krejt publike, siç ka qenë Radoniqi, që veç është kryer në Tribunalin e Hagës. Ajo çështje megjithatë mua më bëri përshtypje”, ka thënë Haradinaj. Dëshmia e Nasim Haradinajt, do të vazhdojë edhe sot.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …