Ministri Shala u takua me Besimin Hasanin e KOK-ut

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin, me të cilin biseduar rreth zhvillimeve në sportin e Kosovës dhe veçmas rreth aktiviteteve të KOK-ut, si dhe përgatitjeve që po bëhen për pjesëmarrjen e Kosovës sivjet në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit.

Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Hasani u bisedua edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në UEFA, me çka sporti i Kosovës po e përmbyllë procesin e ndërkombëtarizmit.

Ministri Shala u shpreh se Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin dhe ndihmojnë sportin e Kosovës. Në funksion të kësaj, u shpreh Shala, MKRS-ja për punon në shumë drejtime për të përmbushur standardet e kërkuara, në legjislacion dhe infrastrukturë, në mënyrë që Kosova të prezantohet sa më dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …