KMDLNj

KMDLNJ: Shtrenjtimi i paralajmëruar i rrymës hapë rrugë për destabilizim social në Kosovë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut,  përmes një reagimi për media ka theksuar se shtrenjtimi i rrymës hapë rrugë për destabilizim social në Kosovë. “KEDS-i është shumë insistues ndaj ZRRE-së që të miratoi kërkesën për rritje të faturave për energji elektrike në shumën 30-40 për qind, si hap i parë drejt rritjes së radhës së çmimit të rrymës e që jetën e shumicës së qytetarëve të Kosovës do ta bëjë të pamundur shkaku se edhe me çmimet e tashme kanë shumë probleme t’i shlyejnë faturat”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.  “Shtrenjtimi i paralajmëruar i energjisë elektrike i krijon të gjitha parakushtet për shprehje të pakënaqësisë qytetare në kërkim të një jete më të dinjitetshme dhe jo prapakthim siç do të ndodhë nëse Qeveria e Kosovës nuk do t’i rrisë pensionet por edhe pagat në përputhje me inflacionin dhe rritje të çmimeve të shportës së shpenzimeve për një familje”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …