Sali Berisha

Ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha, ka bërë me dije se të hënën do të shkojë në Kuvendin e Shqipërisë

Ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha, ka bërë me dije se të hënën do të shkojë në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka thënë se krahas aksionit të tyre do bëjnë çfarë është e mundur që të mos lënë pas dore aktivitetin parlamentar duke theksuar se do të vazhdojnë të ulen në vendet e tyre. “Betejë që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të hënën do shkoj në Parlament. Unë kam edhe një agjendë pak si të më veçantë. Unë nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëniet me Parlamentin. Do bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin të zë të së vërtetës në atë parlament që sot për sot përqendrimin e të inkriminuarve e ka më të lartë se çdo institucion tjetër. Vendimet e Lulit janë inekzistente. Ne i kemi shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Ai është kryetari i Ramës. Nuk është çështje selie apo zyre. Është çështje jetike e pluralizmit politik në Shqipëri. Nga e hëna e tutje në Parlament do te jetë një zë i fuqishëm. Ne i kemi të gjithë vendet në Parlament. Ne nuk lëvizim nga pozicionet tona”, ka thënë Sali Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …