Komisioni Evropian ka pezulluar pagesën prej 125 milionë eurosh që subjektet në Bosnje dhe Hercegovinë supozohej të merrnin për të ndihmuar në rikuperimin nga efektet e pandemisë, raportoi Hina, duke cituar mediat lokale. Ky informacion u konfirmua pas një paralajmërimi nga Brukseli këtë javë se sanksionet mund të jenë një përgjigje ndaj politikës secesioniste të autoriteteve të Republikës Serbe. Në dhjetor të vitit 2020, Komisioni Evropian dhe autoritetet e BiH nënshkruan një marrëveshje për një paketë ndihme prej 250 milionë euro për Federatën e BiH, RS dhe rrethin e Brçkos. Gjysma e kësaj shume është paguar në vitin 2021, ndërsa pjesa tjetër është dashur të transferohet në llogaritë në BeH në janar të këtij viti, por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk dihet se kur dhe nëse do të paguhen ato para. Përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së shpjeguan se pagesa e pjesës së dytë të paketës së ndihmës së Bashkimit u pezullua në bazë të kritereve të kushtëzimit dhe ndihmës duke marrë masa në drejtim të qeverisjes ekonomike dhe ndërtimit të institucioneve, stabilitetit të sektorit financiar, transparencë dhe anti korrupsion. (AL-Xhazira)