Komisionit Qeveritar për pranimin dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale, pret aplikimet e para nga gratë, viktima të kësaj dhune,

Flora kërkon sigurimin e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës, por ende nuk e ka fituar të drejtën

Njëzet vjet pas luftës në Kosovë, gruaja e quajtur Flora ishte  bindur të aplikojë për sigurimin e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës. Megjithatë, dokumentet dhe dëshmitë e paraqitura para një komisioni qeveritar nuk e kanë bindur atë për dhunën që Flora thotë se ka përjetuar në vitin 1999. Ajo ka thënë se gjatë luftës, në prani të nënës dhe motrës së saj, është përdhunuar nga forcat e policisë serbe. “Kam aplikuar për statusin e viktimës së dhunës seksuale.  në vitin 2019. Vendimi më është kthyer negativ. Pas një viti kam ardhur dhe kam bërë ankesë, prapë ma kanë kthyer negativ. Kam shkuar dhe jam paraqitur fizikisht, para komisionit. Kanë qenë tri gra dhe një burrë dhe kam treguar për përjetimet e dhunës që kam pasur”, ka thënë Flora për “Radion Evropa e Lirë”. Statusi i viktimës së dhunës seksuale të luftës do t’i siguronte asaj një pension prej 230 eurosh në muaj dhe disa përfitime të tjera, si: shërbime shëndetësore falas dhe përparësi në punësim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …