Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg, hodhi poshtë krahasimet midis ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë më 1999 dhe situatës aktuale në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka hedhur poshtë krahasimet midis ndërhyrjes së NATO-s  në Kosovë, në vitin 1999 dhe situatës aktuale në Ukrainë. Në një  konferencë para gazetarëve  ka deklaruar se “Është ide e gabuar se shpërbërja e ish-Jugosllavisë nisi me ndërhyrjen e NATO-s. NATO atje ndërhyri për të ndalur krimet në Kosovë. Në atë kohë Jugosllavia veçse ishte shpërbërë”, tha Stoltenberg kur u pyet nga gazetarët në Bruksel nëse ndërhyrja e Aleancës më 1999, pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara shkaktoi shpërbërjen e Jugosllavisë. Sulmet ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake nisën më 24 mars të vitit 1999 dhe zgjatën për 78 ditë. Kjo ndërhyrje i dha fund luftës në Kosovë. Këto komente Stoltenberg i bëri pas një takimi që shtetet anëtare të NATO-s zhvilluan në Bruksel me zyrtarët rusë, pas tensionimit të situatës në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga masa e arrestit shtëpiak

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha është liruar nga masa “arrest shtëpie”. Gjykata …