Zahe Bajrami nga Gjakova tregon kur 23 vjet më parë forcat serbe hynë në shtëpinë e saj dhe të tjerëve, në Osek Hilë, por vrasjen e bënë shqiptarët të veshur me uniformen serbe. Kjo e rëndon edhe më shumë dhimbjen e zonjës së shtëpisë, e cila pa me sytë e saj, Mushk Jakupin dhe Muharrem Ibraj duke ia vrarë bashkëshortin. “Unë them: “S’di qysh s’jemi tranu”, shprehet Zahe Bajrami. Është e rëndë për Zahe Bajramin, të flas për dhimbjen e madhe që kishte përjetuar mëngjesin e hershëm të 28 shkurtit 1999. I gjithë fshati Osekë Hylë i njohin babë e bir që u rreshtuan krah forcave serbe dhe jo vetëm ata. Mushk Jakupi e Muharrem Ibraj kishin edhe bashkëpuntorë të tjerë, të cilët për çdo mbrëmje i raportonin në detaje për ato që ndodhte në këtë fshat të Gjakovës. Hyrja e trupave të NATO-s, në Kosovë, detyruan këta dhe disa spiunë të tjerë të largohen nga Gjakova për t’u shpërngulur në Serbi, ku jetojnë edhe sot.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …