leoni

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj: Jo populli serb, por Vuçkoviqi e njerëzit e tij, me të cilët ju si prokuror keni bashkëpunuar, janë armiq

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili është duke u gjykuar në Gjykatën Speciale për rrjedhjen e dokumenteve të Zyrës së Prokurorit,  ka deklaruar se prokurori i Speciales është duke ia imponuar deklaratat të cilat ai nuk i ka thënë. Ky reagim i Haradinajt ka ndodhur kur është pyetur nga prokurori nëse mendon se kush bashkëpunon me popullin serb është armik i tij. Haradinaj ka thënë se asnjëherë nuk e ka deklaruar një gjë të tillë. Ky është mendimi juaj. Nuk e kam thënë unë atë. Mundesh me nxjerr procesverbalin dhe e sheh se unë kam deklaruar që armik i imi nuk është populli serb, por Vuçkoviqi dhe njerëzit e tij, njerëz që ju keni bashkëpunuar me ta dhe i keni falënderuar. Ne kemi luftuar, lufta ka mbaruar. Ne duhet të kemi fqinjësi të mirë me Serbinë, por ka persona në Serbi, të cilët kanë bashkëpunuar me juve dhe e kanë mentalitetin e Millosheviqit. Çdo kush që është armik i popullit tim, është armik i imi. E kemi betim familjar këtë, jo vetëm unë, por brez pas brezi. Haradinaj ka folur  dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit pa i përmendur emrat. duke thënë se aty sheh shumë armiq të popullit të tij. Ai ka thënë se aty ka edhe shqiptarë, të cilët kanë vrarë fqinjin  e tyre për hir të serbëve, andaj edhe i konsideron armiq, por kjo nuk nënkupton se ai ka armiqësi me të gjithë popullin serb.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …