Me ftesë të Kolonel Andrea Bertazzo, Komandantit të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të KFOR-it, me bazë në Pejë, kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të ndërrimit të kësaj Komande.
Në emër të qytetarëve të komunës së Malishevës kryetari Kastrati i falënderoi dhe ju shprehu mirënjohje për kontributin e madh që kjo Komandë po jep në vazhdimësi për të ruajtur paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon.