Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me bashkimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme me Ministrinë e Administratës Publike. Në një postim të tij ai ka shkruar se bashkimi i këtyre dy ministri, i cili është bërë të kursyer buxhetin, po krijon shpenzime edhe më të larta. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është ministri më i dobët i kësaj qeverie. Qalaj ka thënë se kjo ministri ka realizuar vetëm 15% të programit legjislativ. “MPB ka nevojë për një Ministër të Brendshëm dhe jo për një praktikant të dobët si Xhelal Svecla, i cili rrethohet me një armatë të “këshilltarëve” e zëvendës ministrave puna e të cilëve nuk po shihet që gati 1 vit”, ka shkruar Qalaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …