Zbignjev Rau: Shpërthimi i luftës në Evropë është i mundur

Zbignjev Rau: Shpërthimi i luftës në Evropë është i mundur

Shpërthimi i luftës në Evropë, është  i mundur  paralajmëroi shefi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Zbignjev Rau. Në kohë kur  bisedimet filluan në Vjenë, në  përpjekjet për të ulur tensionet midis Rusisë dhe shteteve perëndimore, ai vuri në dukje  grumbullimin aktual të trupave ruse pranë kufirit ukrainas. Me këtë rast z. Rau tha se  rreziku i luftës në zonën e OSBE-së tani është më i madh se kurrë më parë  në 30 vitet e fundit. Duke iu drejtuar përfaqësuesve të 57 vendeve anëtare të OSBE-së, përfshirë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, ai kërkoi  të ulën  tensionet rajonale. Edhe nga këndvështrimi i NATO-s, numri i madh i trupave ruse të grumbulluara në kufi përbën një kërcënim sigurie për Ukrainën. Ndërsa Moska zyrtare sheh veten të kërcënuar nga zgjerimi i NATO-s dhe kërkon zotime se vendeve si Ukraina dhe Gjeorgjia nuk do të iu lejohet   anëtarësimi  në NATO, në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …