Siç thuhet në komunikatën e Ujësjellësit, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për bashkërendimin e investimeve dhe projekteve zhvillimore në kontekst të furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të zeza, ngritjen e shërbimeve ndaj konsumatorëve për një mirëqenie më të mirë, planet konkrete të bashkëpunimit dhe projekteve specifike zhvillimore.
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, ka premtuar mbështetje në realizimin e projekteve të përbashkëta me Ujësjellësin Rajonal “Prishtina”.
“Komuna e Kastriotit do e mbështesë këtë kompani në kontekst të avancimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve si dhe trajtimit ndër institucional të çështjeve të sipër pëmendura”, thuhet më tej në komunikatë.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” kanë konfirmuar mbështetjen e Komunës së Kastriotit për projektet dhe investimet që kanë bërë në rrjetin e ujësjellësit dhe trajtimin e ujërave të zeza.