30 evro-deputetë i kanë dërguar një letër kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Lejen ku kërkojnë nga ajo që ta hetojë zyrtarin e BE-së, Oliver Varhelyi. Anëtarët e Parlamentit Evropian, sipas një dokumenti të zbuluar ditë më parë, saktësojnë se komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka bashkëpunuar me udhëheqësin serb Milorad Dodik, i cili u shpall ‘non grata’ nga Amerika, pasi kishte për qëllim ta shpërbënte Bosnjën e Hercegovinën. Eurodeputetët kanë ngritur tre pyetje në letër dhe presin përgjigje nga Komisioni Europian mbi veprimet e Varhelyit, nëse ato janë në përputhje me politikën e BE-së ndaj Bosnje-Hercegovinës dhe nëse do të ketë një hetim për rolin e tij si Komisioner për Fqinjësinë dhe Zgjerimin. Bosnja aktualisht po përballet me krizën e saj më të madhe politike që nga përfundimi i luftës në dhjetor të vitit 1995, kur u nënshkrua marrëveshja e paqes e Dejtonit. Marrëveshjet e ndanë vendin në dy entitete gjysmë autonome, entitetin e Federatës së dominuar nga boshnjakët dhe kroatët dhe entiteti Republikës Serbe i drejtuar nga serbët.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …