Në Rahovec u mbajt takimi i parë i këshillit organizues i Ditëve Përkujtimore ‘’Flaka e Janarit 2022’’

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka caktuar këshillin organizues për organizimin e aktiviteteve tradicionale kulturore e përkujtimore “Flaka e Janarit 2022”, me vendim, me Nr.Protokollit 02/1444/2022 me datë 12.01.2022. Përbërja e këtij këshilli është kjo; Avni Morina, anëtar; Nora Boshnjaku, anëtare; Feriz Thaçi (përfaqësues nga OVL e UÇK-së)- anëtar; Dervish Çadraku, anëtar; Blerta Gashi, anëtare; Shedat Ukaj, anëtar; Qemajl Krasniqi, anëtar; Qëndresa Duraku, anëtare; Naser Dula, anëtar dhe Muharem Morina, anëtar, ndërsa u kryesua nga z. Afrim Dina, kryesues njëherit drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Në takimin e sotëm, këshilli organizues shqyrtoi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin sa më të mirë të aktiviteteve tradicionale kulturore e përkujtimore “Flaka e Janarit 2022”.

Takimi i radhës u caktua për datën: 17 janar (e hënë) 2022, në ora 11:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …