Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se akoma nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur për ditën e sotme nga kryeministri Albin Kurti, që ka të bëjë lidhur me referendumin serb. Kjo seancë nga ne duhet të shihet që kryeministri dëshiron ta fshehë rolin e tij prapa Kuvendit, pra ta pjesëtojë përgjegjësinë e tij karshi këtij procesi të rëndë me Kuvendin e Republikës, që dallon nga angazhimet e tjera politike dhe proceset që Kosova ka pasur deri tash. Sot Kurti po përpiqet ta ndajë përgjegjësinë bashkë me Kuvendin. Do t’ia atribuojë përgjegjësinë Kuvendit, duke e larguar nga vetja, edhe pse me rol kushtetues kryeministri ka të drejtë të sjellë vendim dhe në një mekanizëm politik t’i njoftojë partitë pjesëmarrëse në Kuvend, shoqërinë civile dhe popullin e Kosovës për këtë vendim. Albin Kurti i ka numrat por nuk e ka guximin që të përballet me këtë proces politik, të cilin e ka cilësuar si të rëndë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …