Në 23-vjetorin e Masakrës së Reçakut, po mbahen një varg aktivitetesh tematike e përkujtimore, në Shtime dhe kudo në Kosovë

Në 23-vjetorin e Masakrës së Reçakut, po mbahen një varg aktivitetesh tematike e përkujtimore, në Shtime dhe kudo në Kosovë

Në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të Reçakut, sot po bëhen homazhe në Kompleksin Memorial, në Reçak, ku po marrin pjesë, familjarë të dëshmorëve e martirëve, invalidë e veteranë të luftës, qytetarë liridashës nga Kosova e më gjerë si dhe përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore të vendit

Në Reçak kanë ardhur për homazhe edhe kryeministri Albin Kurti, kryetarja Vjosa Osmani, dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në orën 11:00, kryeministri Kurti, organizon ceremoni në nderim të viktimave në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, ku do të marrë pjesë edhe ambasadori  amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ndërkaq, në Bibliotekën Kombëtare do të hapet ekspozita kolektive me fotografi të Masakrës së Reçakut ku do të marrin pjesë edhe krerët e shtetit.

Me rastin e 15 janarit, Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, në kompleksin memorial në Krushë të Madhe, bëhen homazhe dhe më pas bëhet edhe ndezja e flakadanëve.

Edhe Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” do të ndezë qirinj në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …