Viliam Voker: Duhet të krijohet një gjykatë për krimet serbe në Kosovë, e cila heton gjeneralët dhe ministrat e Sllobodan Millosheviqit

William Walker: Më vjen shumë keq pasi për shkak të pandemisë, dhe një operacioni që kam pasur nuk munda të vij në Reçak

Ambasadori i OSBE-së,  gjatë luftës në Kosovë, William Walker në ceremoninë e përkujtimit të 23-vjetorit të Masakrës së Reçakut përmes një video mesazhi ka thënë se i vjen shumë keq që si rezultat i pandemisë, dhe për shkak të një operacioni të vogël që ka pasur nuk ka mundur që të jetë i pranishëm. Walker thotë se rëndësia e Masakrës së Reçakut si një rast unik është rritur nga viti në vit. “Shpreh zhgënjimin tim që s’jam në mesin e njerëzve që përkujtojnë ngjarjet tragjike në fshatin Reçak. Kjo është shprehje e zhgënjimit që s’jam aty. Më tej kërkoj falje për arsye të njohura që është pandemia dhe COVID dhe për shkak të moshës sime, dhe për shkak të një operacioni që bëra disa javë më parë, më është dashur të kapërcej dëshirën time, dhe të flas me ju falë ndihmës së zyrës së kryeministrit”, ka thënë Walker. “Reçaku zë një vend shumë të veçantë në zemrën time, dhe plotësisht i kuptoj ata që pyesin se pse Reçku është më i rëndësishëm”. Walker thotë se tashmë e gjitha bota ka vëmendjen kur flitet për Masakrën e Reçakut dhe thekson se kjo është ajo për të cilën kishte shpresuar të ndodhte.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …