leoni

OBSH: Duhet t’u jepet përparësi rritjes së vaksinimit në vendet e varfra para dozave përforcuese

OSBE: Në rrethanat aktuale me pandeminë, është e pamundur të merremi me grumbullimin e votave për Referendumin e Serbisë

Misioni i OSBE-së përmes në njoftimi për media të lëshuar sot kanë bërë të ditur se në rrethanat aktuale përfshirë edhe pandeminë, është e pamundur që misioni të merret me grumbullimin e votave për referendumin e Serbisë. Këtë e kanë thënë duke argumentuar se për t’u marrë me grumbullimin e votave duhet pajtimi i të gjitha palëve, dhe thonë se në mungesë të kësaj, misioni nuk mund të realizoj një operacion të tillë. Një qëndrim të tillë OSBE-ja thotë se ia ka bërë të qartë të gjitha palëve. Qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Kosovës është që serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse, derisa ndërkombëtarët kanë insistuar që votimi duhet realizuar sikur në praktikat e kaluara ku OSBE-ja ka mbledhur votat.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …