Ministrat Haxhinasto, Zharku dhe Brajeviq u takuan në Shkodër

Ministrat Haxhinasto, Zharku dhe Brajeviq u takuan në Shkodër

Ministri për Transportin dhe Çështjet Detare i Republikës së Malit të Zi z. Ivan Brajoniviç, ministri i Infrastrukturës të Republikës së Kosovës Z. Lutfi Zharku dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Republikës së Shqipërisë, Z. Edmond Haxhinasto, u takuan të premten më datë 6 maj 2016, në qytetin e Shkodrës, në Shqipëri, për të koordinuar punën mbi planin e përbashkët të veprimit të vendeve respektive, në kuadër të forcimit të konektivitetit ne vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përmes zbatimit të një sërë masash afatshkurtëra dhe të arritshme, në mënyrë që të garantohet zhvillimi i një Samiti produktiv i nivelit të lartë, që do të zhvillohet në 4 Korrik në Paris, si pjesë e Procesit të Berlinit. Gjatë takimit të zhvilluar në Shkodër, palët ranë dakord  që të angazhohen për të bërë përpjekje të menjëhershme në mënyrë që të ndikojnë në rrëzimin e barrierave jo-fizike të njohura si “masa të buta”, një element kyç dhe pa efekte financiare, për të përmirësuar e zhvilluar lidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.

 Këto masa trajtojnë dy çështje kryesore, hapjen e tregut të transportit dhe krijimin e një sistemi konkurues, të besueshëm dhe të sigurt të transportit.  Ndër masat e buta kombëtare, pala shqiptare dhe ajo malazeze, u angazhuan për nënshkrimin e katër protokolleve zyrtare të bashkëpunimit midis institucioneve të dy vendeve, përpara Samitit të Parisit. Pjesë e axhendës së Ministrave ishte gjithashtu edhe nisma “One stop shop”, një model suksesi i cili është aplikuar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë disa vjet më parë, e cila unifikon kufijtë e të dy vendeve në një të vetëm, duke reduktuar proçedurat në kufi për biznesin dhe udhëtarët. Palët treguan angazhimin e tyre për të zgjeruar aplikimin e këtij modeli me Kosovën, Maqedoninë dhe për të kërkuar së bashku të asistencën e Bashkimit Europina, për të aplikuar këtë model në të gjithë vendet anëtare të WB6. Kjo nismë, në takimet e mëparshme të zhvilluara, ka gjetur mbështetjen e Komisioneres për Transportin Violeta Bulc dhe të Komisionerit të Zgjerimit Johanes Han. Traktati i Komunitetit të Transportit, në përputhje me kërkesat e Komunitetit Europian, ishte një tjetër rezultat i këtij takimi informal, në të cilën palët u angazhuan për finalizimin dhe nënshkrimin e tij sa më shpejt, në mënyrë që drafti finali i tij të jetë gati përpara datës 4 Korrik, kur do të mbahet Samiti në Paris. Palët gjithashtu diskutuan edhe për nevojën e një mekanizmi rajonal koordinues, në mënyrë që të bëjë të mundur përshpejtimin e mëtejshëm të punës për zbatimin e objektivave të Samitit të Vjenës dhe mobilizimin e investimeve për core network projects.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …