Kryetari Aliu ka përkujtuar 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut

Kryetari i komunës së Ferizajt agim Aliu ka përkujtuar 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ai ndër të tjera ka thënë: Si sot, 23 vjet më parë, bota pa me sytë dhe dëgjoi me veshët e saj, masakrën më të përgjakshme që nuk kurseu as foshnjat, as pleqtë, gratë e burrat e Reçakut. Bota pa mizorinë, barbarinë, urrejtjen gjakatare të Serbisë kundrejt shqiptarëve në truallin e tyre stërgjyshor. Bota nuk duhet t’i lejoj, asnjë hap më tutje Serbisë, pa triumfin e drejtësisë, pa ndëshkimin e kriminelëve, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve, pa marr përgjegjësinë shtetërore e pa kërkuar falje për krimet e kryera.

Liria jonë u la me gjak dëshmorësh e martirësh, varre e altar lirie në gjithë Kosovën, andaj sot, përkujtojmë të rënët e Masakrës së Reçakut dhe masakrave tjera, që me sakrificën e flijimin e tyre, i ndriçuan rrugën e lirisë, Kosovës.

Mirënjohës miqve ndërkombëtar, kryesuar nga Ish-drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që i dha kumtin botës së qytetëruar, për krimin kundër njerëzimit të kryer nga forcat policore-ushtarake serbe ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare, duke i dhënë kështu, drejtim të ri luftës çlirimtare dhe intervenimit ndërkombëtar në Kosovë.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për lirinë! ka thënë ndër të tjera kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …