leoni

Vaxhid Sejdiu

Vaxhid Sejdiu: Më 15 Janar!

Më Pesëmbëdhjetë Janar!

(Në ditën e Gjenocidit në Kosovë)

 

Më Pesëmbëdhjetë Janar,

Të gjitha plagët bëhen bashkë

Dhe krijojnë hartën e ndërgjegjes njerëzore

Me emrin “Plagë e hapur – Kosovë”.

 

Më Pesëmbëdhjetë Janar

Vuajtjet, Dhembjet, Vdekjet

Qëndrojnë te Varrezat e Dëshmorëve

Me lule në dorë.

 

Më Pesëmbëdhjetë Janar

Të gjithë emrat e viktimave, dëshmorëve dhe heronjve

krijojnë një emër Shqipëri!

 

Më Pesëmbëdhjetë Janar

Reçaku, Obria, Prekazi, Krusha  e Madhe …

Bëhen bashkë dhe kujtojnë

Njëmijë e Gjashtëqind e tridhjetë shqiptarë të zhdukur e të pagjetur,

Të cilët,  rëndojnë frymëmarrjen shqiptare!

Kujtojnë me mijëra e mijëra të vrarë e të masakruar

Të cilët, rëndojnë kujtesën Kombëtare.

 

Një milion e njëqindmijë e njëqind e një plagë,

Në mes Errësirës dhe Dritës

Në mes Lirisë dhe Vdekjes

Në mes të kaluarës dhe të ardhmes,

Kërkojnë Drejtësi!

 

Zyrih, 15 janar 2022

 

Vaxhid Sejdiu

Kontrolloni gjithashtu

BABI- sot një muaj nuk je fizikisht në mesin tonë- por në zemrat tona do jesh përgjithmonë

A – rdhmërinë na le të ndritur BABI H –  yji ishte ai që të …