Shqipëria po përballet me rritje të ndjeshme të rasteve të infektuara me virusin korona. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, numri i të evidentuarve ka arritur në 2 mijë e 163 qytetar, gjysma prej të cilëve është nga qarku i Tiranës. Kjo ministri njofton gjithashtu se brenda kësaj periudhe kohore, nga përkeqësimi i gjendjes shëndetësore për shkak të këtij virusi, kanë vdekur 3 qytetar ndërsa janë shëruar 824 të tjerë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …