Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se Kosova do të përballet me pasoja të mëdha për moslejimin e mbajtjes së referendumit. Pas votimit në referendumin e organizuar nga Serbia për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë, ai ka folur edhe për zhvillimet në Kosovës, ku Kuvendi miratoi një rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi brenda vendit. Ai është cituar nga mediet serbe të ketë thënë se vendimi i Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumi do të ketë pasoja të mëdha. Mediet serbe njioftojnë gjithashtu se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka shfaqur kritika edhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë e Gjermanisë pasi ato as nuk e kritikuan e as nuk i bën presion sa duhet Kosovës për ta lejuar mbajtjen e referendumit.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …