leoni

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari ka vendosur që të krijojë një parti të re

Ish-deputetja Rudina Hajdari, ka deklaruar se opozita, në tërësi sot është më e përçarë se kurrë

Ish-deputetja nga radhët e PD-saë Rudina Hajdari, e cila ndodhet në Amerikë ka deklaruar se opozita, në tërësi sot është më e përçarë se kurrë, e ndërsa sa i përket luftës së brenda brenda PD-së, ajo është e bindur se as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha nuk i sjellin dot demokratët në pushtet. Kjo sepse sipas Hajdarit, Basha dhe Berisha kanë tipare të njëjta të të drejtimit të partisë, tiparet e një lideri autokrat. “Asnjëri as tjetri nuk e sjellin dot PD-në në pushtet. Shikoj një parti që është degëzuar në disa kampe të ndryshme jo të unifikuar dhe opozita vet nga të gjitha anët është e përçarë, një opozitë e dobët është fatkeqësi për vendin. (…) Ka tiparet e një lideri autokrat, ngjan shumë edhe me liderin më të mëparshëm, janë dy lider partie që kanë pasur disfata të njëjta sa i përket sjelljes me anëtarët e grupit të PD-së që kanë dhënë një kontribut, 2 kryetar me tipare të njëjta”, tha Hajdari.  Takimet e Sali Berishës me ‘Foltoren’ e tij, për Hajdarin, kanë ardhur në momentin e gabuar, kjo pasi ajo është e mendimit se e gjitha nisi pasi ish-kryeministrit iu cenua interesi personal dhe jo për të mirën e partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …