Më 17 janar të vitit 1468 vdiq Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Rrjedhë nga dera bujare e Kastriotëve. Ishte udhëheqësi më i madh ushtarak shqiptar. Si anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, u mor si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit, për njëzet vitet në vijim. U ngrit në karrierë sipas gradave, duke kulmuar në emërimin si sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Në vitin 1443, ai braktisi osmanët gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Sfetigradit dhe Modriçës. Në vitin 1444, u emërua prijës i Lidhjes së Lezhës, që konsolidoi fisnikërinë e kohës në Shqipëri. Përkundër vlerës së tij ushtarake, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se sa të mbante zotërimet e tij brenda një treve shumë të vogël në Shqipërinë e veriut, ku ndodhën pothuajse të gjitha fitoret e tij kundër osmanëve. Skënderbeu zhvilloi luftë mbrojtëse, dhe për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria prej dhjetëra mijëra luftëtarëve luftoi e fitoi kundër forcave osmane, të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara. Në vitin 1451, nënshkroi një traktat me Alfonsin e Napolit për të siguruar një aleancë mbrojtëse, edhe pse ai mbeti një sundimtar de fakto i pavarur. Në vitet 1460–1461, Skënderbeu mori pjesë në luftërat civile të Italisë në mbështetje të Ferdinandit të Parë të Napolit. Në vitin 1463, ai u bë komandanti kryesor i forcave të papa Piut të II, por papa vdiq ndërsa ushtritë ishin shkapërderdhur. Së bashku me venedikasit ai luftoi kundër osmanëve gjatë Luftës osmano–venedikase të viteve 1463–1466, dhe deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468. Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës kundër turqve. Sot, ndër shqiptarë, Skënderbeu njihet Heroi i pakontestuar kombëtar në të gjitha viset shqiptare dhe i shqiptarëve kudo në botë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …