Kryeministri, Edi Rama me rastin e vizitës së kryetarit Erdogan, ka zbuluar mesazhin, që i ka dhënë ai në takimin e parë

Kryeministri, Edi Rama me rastin e vizitës së kryetarit Erdogan, ka zbuluar mesazhin, që i ka dhënë ai në takimin e parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama  me rastin e vizitës së kryetarit Erdogan  ka zbuluar mesazhin e parë që i ka dhënë ai në takimin e parë që kanë zhvilluar së bashku, në kohën kur Erdogan ishte kryeministër. Sot dua të tregoj një episod, që nuk kam për ta harruar kurrë nga takimi im i parë fare me Presidentin, i cili aso kohe ishte kryeministri i Turqisë. Në fillim isha i ndrojtur, sepse e njihja vetëm nga televizori dhe nga televizori nuk duket dhe aq i buzëqeshur. Edhe kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë, më shikonte, por nuk buzëqeshte. Unë akoma nuk isha bërë kryeministër dhe më thotë “dëgjo këtu, Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time, shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë dëshiroj që ti të jesh vëllai im, por unë do  të them vëlla, atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e popullit tënd”. Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten mik të Presidentit Erdogan. Një gazetar gjerman më pyeti “a është e vërtetë që e keni mik Presidentin Erdogan”. I thashë “jo, nuk është e vërtetë, e kam shumë mik, jo vetëm mik, tha Edi  Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …