Erdogan ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të 522 banesave të ndërtuara nga Turqia për familjet e dëmtuara nga tërmeti

Erdogan ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të 522 banesave të ndërtuara nga Turqia për familjet e dëmtuara nga tërmeti

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nga Laçi ku ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të 522 banesave të ndërtuara nga Turqia për familjet e dëmtuara nga tërmeti, tha se dhimbja e shqiptarëve është e njëjtë edhe për vendin e tij. Dua t’ju përshëndes me dashuri dhe respekt. Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjet e përzemërta të popullit turk. Nga këtu nëpërmjet jush dua të përcjell përshëndetjet e popullit tim për mbarë Shqipërinë. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë, dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë. Mirëqenien dhe paqen tuaj e konsideroj të njëjtë si tonën. Duke qenë një popull i një vendi i cili ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më përpara tërmetet e ndodhura në Shqipëri na lënduan zemrat tona njësoj si popullit shqiptar. Sapo morëm lajmin e hidhur menjëherë jemi vënë në lëvizje për të shëruar sadopak plagët e të lënduarve.  “Ne sollëm ndihma, pajisje. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me mikun tim, kemi bërë të mundur ndjekjen nga afër të këtyre punimeve që kishin filluar. Turqia ishte e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, një shenjë e fortë solidariteti mes dy vendeve. Ne morëm vendim duke firmosur dhe një memorandum mirëkuptimi që shtëpitë, banesat, që ishin të rrënuara, të ribëheshin, rindërtoheshin nga zero”, tha mes tjerash kryetari Erdogan i cili sot po qëndron për një vizitë në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …