AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur debat parlamentar në Kuvend kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike

Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur debat parlamentar në Kuvend pas ngritjes së çmimeve të konsumit dhe paralajmërimit për ngritje të çmimit të energjisë elektrike. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai thotë se ZRRE ka dhënë një propozim për shtrenjtim të rrymës, ku rritja mund të mbërrijë mbi 80 për qind. “Aleanca ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte. Ndërkohë veç paska rrjedhur një propozim i ZRRE për shtrenjtimin e rrymës që për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 për qind. Kjo është e papërballueshme. Haradinaj i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndajë buxhet shtesë për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë që të mos preken qytetarët. Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar  një raport konsultativ në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm që e kanë bërë për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike. ZRRE konstaton se rritja e konsumit të energjisë elektrike që u vërejt në vitin 2021 është shkak edhe i një ndryshimi të strukturës tarifore në vitin 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …