Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka reaguar kundër propozimi i ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike

Deputetja e Partisë  Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra ka reaguar kundër propozimi i ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike. Ajo saktësoi se ky  problem  dëshmon se si do të vështirësohet jeta e ekonomive familjare dhe bizneseve në vendin tonë. Deputetja Blerta Deliu ka kujtuar deklarimet e kryeministrit Kurti, në kohën sa ishte në opozitë, duke i akuzuar qeveritë e atëhershme si fajtore për çmimin e energjisë elektrike në vend. Ditën kur kryeministri, Albin Kurti u ka thënë qytetarëve se “nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë” ka hequr dorë nga detyra e tij për t’iu shërbyer atyre,  ashtu sikur ishte zotuar.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …